“Manovër politike apo Kurti i ka instrumentet për ta shkarkuar Thaçin?” Kabashi: Pretendoi se mund ta shantazhonte

schedule08:35 - 27 Shkurt, 2020

schedule 08:35 - 27 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosovës ka vendosur në dijeni kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani për një marrëveshje në 2013 mes Thaçit dhe NATO-s që sipas Kurtit ka qenë në shkelje të Kushtetutës.

Rasti në fjalë ka të bëjë lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z. Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen.

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Bekim Kabashi në lidhje të drejtëpërdrejtë më “ABC e Mëngjesit” ka komentuar kërkesën e kryeminsitrit Albin Kurti për shkarkimin e Presidentit Thaçi. Ai tha se Kryeministri Kurti nuk i ka instrumentet politike për të shkarkuar Presidentin.

“Komunikimi nuk ka qenë publik si dokument, por si vendim ishte i ditur. Për sigurinë e Kosovës është përkujdesur NATO gjë e cila vazhdon edhe sot. Paraqitja e Kurtit ishte e papritur dhe ngjalli hutim me akuzën ndaj Presidentit Thaçi”, theksoi ai.

Kemi të bëjmë me një manovër politike apo Kurti i ka instrumentat për ta shkarkuar?

“Nuk i ka votat për ta shkarkuar, është një manovër e pastër politike. Pas komunikimit të zotit Kurti, nëse i referohemi ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ajo do ta kthejë mbrasht sepse ai komunimim me sekretarin e NATO-s ishte legjitim pasi iu lejohet prezenca në territorin e Kosovës. Kurti pretendoi se mund të gjentë diçka për ta shantazhuar pasi ka një rivalitet me zotin Thaçi.

Është edhe një problem pasi SHBA-të e kanë përjashtuar zotin Kurti nga dialogu Kosovë- Serbi, pasi duket se ai nuk ka qenë konstruktiv.  Duket se ka mesazh të qartë nga SHBA që sjellja e Kryeministrit Kurti duhet të ndryshojë”, tha Kabashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!