Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka deklaruar se deri më tani asnjë rast i dyshuar për koronavirus nuk ka rezultuar pozitiv.
Përmes një njoftimi për mediat bëhet me dije se nga data 8 shkurt deri më 26 shkurt, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR janë testuar gjithsej 17 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 6 raste të dyshimta në COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B. Ndërkohë dhe 6 pacientët e testuar këtë të mërkurë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK të dyshuar me SARS CoV-2 dhe influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri analizat, që do të thotë se nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe influencë A dhe B. /abcnews.al