Pse kemi panik ndaj koronavirusit? Psikiatrja: Duhet ti shërbejmë popullatës që është në nevojë

schedule09:16 - 26 Shkurt, 2020

schedule 09:16 - 26 Shkurt, 2020

E ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, psikiatrja Arjana Rreli ka folur për panikun e shkaktuar nga koronavirusi. Rreli theksoi se qytetarët duhet të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të kujdesshëm.

Sipas saj paniku dhe stresi i shkaktuar nga frika e përhapjes së virusit kinez, ndikojnë negativisht në shëndetin e personit.

Pse kemi panik ndaj koronavirusit?

“Tashmë në Kinë po vërtetohet e kundërta, virusi me ngrohjen e temperaturave po shkon në eleiminim.

Një person bëhet më i brishtë ndaj sulmeve për shkak të imunitetit të dobët. Nëpërmjet stresit në po kontriubojmë për të kundërtën.

Është një grip që mesa duket kësaj rradhë i kanë vënë një emër, por është një grip që ka një përhapje më të shpejtë.

Njeriu ndaj gjërave që vijnë papritur është gjithmonë në alarm. Ankthi transmetohet në të gjitha nivelet e popullatës.

Ky është një virus i cili në  95% të rasteve nuk krijon asnjë lloj problematike dhe në 5 % të rasteve ka një grup popullate që është vunerabël, ne duhet ti shërbejmë kësaj popullate që sot është më shumë në nevoje dhe jo të merremi me ngjyrime”, u shpreh psikiatrja.

Mjeku kinez që vuri i pari alarmin, vdiq.

Rreli: Është vetëm një mjek shumë i komentuar përballë rasteve, të moshuarit janë më të prekurit. Raporti bëhet përballë shifrave, është relativ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!