Video e kryebashkiakut duke thithur kokainë, Noka me ironi: Nuk është ashtu siç duket

schedule17:20 - 25 Shkurt, 2020

schedule 17:20 - 25 Shkurt, 2020

Pamjet e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë u publikuan nga gazetari Artan Hoxha në Abc News, pas së cilës SPAK nisi hetimet. Duket se nga testi i drogës Alla ka rezultuar negativ, ndaj ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka. Në një status ironik në facebook, ai thotë se të gjithë shqiptarët e panë duke pirë kokainë, por policia e Lleshit thotë se nuk është ashtu siç duket.

Statusi i Flamur Nokës

Skena që kemi parë është kjo: kryebashkiaku i Bulqizës, me anë të një karte, bën gati 2-3 viza të holla te bardha në një pjatë. Ul kokën, thith me hundë nga e majta në të djathtë masën e bardhë të përgatitur.

Pyetjes se çfarë po thithte kryebashkiaku i Bulqizës, qytetarët iu përgjigjën: kokainë.

Pyetjes a po merrte kokainë kryebashkiaku i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, policia shkencore e Sandër Lleshajt, i emëruar nga Edi

Rama, iu përgjigj: Nuk është ashtu siç duket. Kryebashkiaku që lëviz kokën nga e majta në të djathtë duke thithur me hundë një lëndë të ndarë në viza të bardha, nuk po konsumon kokainë.

Për të shpjeguar këtë arritje të re të policisë shkencore të Edi Ramës, duhet të na vijë në ndihmë Edi Rama. Ai duhet të na ndihmojë me përgjigjen e pyetjes: Përveç kokainës, çfarë merret tjeter me hundë dhe ngjan me një vizë të bardhë?!

Po SPAK si e priti këtë rezultat? Ashtu siç e kishte llogaritur: nuk është ashtu siç duket. SPAK urdhëroi analizat e urinës, që tregojnë gjurmët e kokainës maksimumi deri në 2 javë pas konsumimit të fundit, në vend që të urdhëronte testin me fije floku, që tregon gjurmët e kokainës, edhe kur ajo është konsumuar prej vitesh.

“Nuk është ashtu siç duket”- është moto me të cilën qeveris Edi Rama, edhe kur e kapin në flagrancë me kokainë, edhe kur e kapin duke vjedhur vota, edhe kur e kapin duke vjedhur me tendera e koncesione. /abcnews.al

Lexo edhe: SPAK fillon hetimin ndaj Lefter Allës: Artan Hoxha i nxorri videon duke thithur kokainë