Analisti i njohur i SkySport dhe ish-futbollisti legjendar i Manchester United, Gary Neville, është një ndër njerëzit më të dëgjuar kur flitet për futbollin anglez, sidomos për Premier League, aty ku analizat e tij marrin vëmendje të madhe.
Sot, Neville ka folur për sulmuesin e Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang, i cili shënoi dy gola kundër Evertonit dhe mori kreun e listës së golashënuesve, me 17 gola në Premier League.
“Ai është një nga lojtarët më të mirë që kemi në Premier League, por për një arsye ose tjetër, askush nuk i jep meritat që i takon”, tha fillimisht Neville. “Mendoj se ka ardhur koha që të gjithë ta vlerësojnë, pasi është futbollist brilant”, përfundoi ish-futbollisti anglez.

