Marcos Alonso u largua nga Fiorentina në gushtin e vitit 2016 dhe zgjodhi Chelsea për të vazhduar karrierën. 29-vjeçari spanjoll e ka humbur postin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes me ardhjen e Frank Lampard në pankinë dhe gjatë janarit u përfol për një rikthim në Itali.
Rreth kësaj teme ka folur babai i tij, Marcos Alonso Pena. Ky i fundit flet troç për Calciomercato, duke i dhënë një mesazh të qartë klubeve të Serie A, por edhe vetë “Bluve të Londrës”.
“Marcos ka kujtime mbresëlënëse nga Serie A. Ai flet gjithmonë për tre vitet legjendare që kaloi në Firence, më tregon se kampioni italian është shumë i bukur dhe ka mbetur i lidhur me këtë vend, aty ku ka shumë miq.
Rikthimi në Serie A? Nuk e di, është e vështirë të flasësh për këtë temë. Marcos ka edhe tre vite kontratë me Chelsea, nuk varet nga ai, por nga vullneti i klubit. Di të them vetëm që djali im e adhuron Italinë“, përfundon babai i mbrojtësit të majtë. /abcnews.al