Lideri i Koresë së veriut Kim Jong Un i ka bërë ftesë zyrtare presidentit koreano jugor, duke nënkuptuar uljen e tensioneve mes dy vendve. Nga na e tij presidenti i Koresë së Jugut i bëri apel Penianit që të ndërtojë një dialog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Korea e veriut ka ftuar presidentin koreanojugor Moon Jae, që të vizitojë Penianin. Lajmi është raportuar nga mediat koreano jugore. Sinjali për uljen e tensioneve erdhu pas drekës mes presidentit të Koresë së Jugut, disa zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut dhe motrës së liderit Kim Jong Un. Dreka u zhvillua në pallatin presidencial në Seul, duke shënuar takimin diplomatic më të rëndësishëm të viteve të fundit mes dy vendeve.
Pikërisht gjatë këtij takimi presidenti koreanojugor kërkoi që Peniani të përpiqet më shumë për të ndërtuar një dialog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al