Tre vende të tjera kanë konfirmuar sëfundmi rastet e para me koronavirus duke zgjeruar kështu hartën e të prekurve.
Siç raporton Reuters, sëfundmi kanë konfirmuar një të sëmurë me koronavirus Afganistani, Kuvajti dhe Bahrejni.
Lexoni edhe: Alarmi nga koronavirusi, boshatisen rrugët e qyteteve të prekura në Itali
Pas kësaj, Iraku ka njoftuar mbylljen e kufirit me Kuvajtin, kurse Katari ka vendosur të fusë në karantinë pasagjerët që udhetojnë nga Kina apo Koreja e Jugut.
Ministri i Shëndetësisë i Afganistani konfirmoi se i prekuri i parë është konfirmuar në Herat.
Ka dyshime të forta se këto vende janë kontaminuar nëpërmjet lëvizjeve në Irani për shkak se deri më tani në këtë vend kanë vdekur 8 persona.