Që prej natës së djeshme duke vazhduar dhe gjatë gjithë ditës sot është përhapur me shpejtësi në aplikacionin Whats app një audio- mesazh ku thuhet se në Shqipëri janë 12 të prekur nga virusi vdekjeprurës.
Ishte pikërisht zëri i një vajze që bën me dije lajmin por sipas saj shteti po fsheh situatën.
Lidhur me këtë audio, reaguan Ministria e Shëndetësisë dhe kryeministri Rama të cilët theksuan se qytetarët nuk duhet ti besonin lajmeve të rreme dhe dashakeqe.
Nga po e njëjta vajzë, ka ardhur një tjetër audio ku kërkon të fshihet audio e parë pasi është thirrur të dëshmojë në polici për përhapje të “lajmeve të rreme”.
Audio 2:
“Goca kjo audio është e imja. E kam nisur te grupi i punës para pak orësh dhe ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni. Të gjithë njerëzve që ua keni dërguar thuajini fshijeni se unë nesër kam për të shkuar në polici dhe kam për të dhënë deklaratë gjasme për lajme fake. Të lutem kushdo që e merr këtë audio, ti thonë që ta fshini dhe mos ta shpërndajë më se është bërë problem shumë i madh. Ju lutem, ju lutem, ju lutem fshijeni”.
/abcnews.al