Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogradeci kap Apoloninë në krye, befasojnë Elbasani dhe Oriku

schedule16:00 - 23 Shkurt, 2020

schedule 16:00 - 23 Shkurt, 2020

Pogradeci ka kapur Apoloninë në krye, pasi ka mundur me rezultatin 0-2 skuadrën e Besës. Liqenorët shënuan në pjesën e dytë golat vendimtarë. Fillimisht realizoi Alillari, për t’i lënë radhën Shytit. Ngec Lushnja në Cërrik, pasi ka barazuar me rezultatin 0-0 dhe nuk ka përfituar dot që t’i afrohej kreut të klasifikimit.

Ndeshja kryesore e kësaj jave u zhvillua në “Loni Papuçiu”, ku Apolonia nuk ia doli të fitonte kundër skuadrës së Devollit. Eyoh me penallti nuk shënoi dot, ndërkohë që miqtë nga Bilishti befasuan me anë të sulmuesit Saimir Hasani. Pjesa e dytë nisi me gol, teksa Mario Gjata ndëshkoi Devollin dhe i barazoi shifrat.  Apolonia deri në fund sulmoi për të realizuar golin e fitores, por pa ia dalë dot.

Oriku ka fituar ditën e sotme, duke mbajtur të hapur shpresat për t’u renditur në katërshen e parë. Vlonjatët mposhtën Shënkollin në transfertë dhe vendimtar ishte Kuqi, me golin e shënuar në portën e skuadrës lushnjare.

Elbasani ka befasuar Ilirinë e Fushë-Krujës, pasi i ka mundur këta të fundit falë një goli të shënuar nga Balla që në minutën e dytë. Verdheblutë marrin një fitore shprese për mbijetesën, pasi janë katër skuadra që kanë një diferencë të vogël. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË – JAVA 17 (GRUPI B)
E diel, më 23 shkurt 2020, ora 14:00

Apolonia-Devolli 1-1
Shënues:
Gjata 46′ / Hasani 42′
Shënkolli-Oriku 0-1
Shënues:
Kuqi 12′
Iliria-Elbasani 0-1
Shënues:
Balla 2′
Turbina-Lushnja 0-0
Besa-Pogradeci 0-2
Shënues:
Alillari 53′, Shyti 60′

Renditja në grupin B, Kategoria e Parë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!