Lazio ka shënuar që në minutën e dytë kundër Genoa. Skuadra kryeqytetase e nisi me vrull dhe ishte një malazez që ndëshkoi skuadrën vendase, në sulmin e parë në portën e tyre.
Një aksion ku Lazio këmbënguli dhe Adam Marusic nga brenda zonës ndëshkoi portierin Matia Perrin, me një goditje të fortë. Mesfushori anësor gati sa nuk u rrëzua, por ia doli të shënonte. /abcnews.al