Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duke i thënë të vazhdojë dhe ta hetojë për krime ndaj njerëzve.
Por mbi të gjitha, ai shtoi se do të preferonte që ta qëllonin sesa të burgosej.
“Nëse doni të më gjeni fajtor, vazhdoni! Kështu qoftë. Gjeni një vend ku i vrasin njerëzit me skuadra pushkatimi dhe jam gati. Nuk është nevoja të më fusni në gjykim. Vazhdoni përpara me hetimin tuaj. Më bëni fajtor, sigurisht. Ju mund ta bëni këtë”, tha Duterte duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare.
Megjithatë, lideri famëkeq, i cili njihet sfidën që i ka bërë komunitetit ndërkombëtar për këtë çështje, e vuri në pikëpyetje nëse Gjykata Ndërkombëtare ka juridiksion që ta akuzojë atë për vdekjen e mijëra filipinasve në luftën e tij kundër drogës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi që do të hapte për krime të kryera nga Rodrigo Duterte në atë që ai e konsideron si luftë ndaj drogës./abcnews.al