“Hera e parë që u tundova të largohem, s’e harroj bisedën me trajnerin”

schedule16:44 - 22 Shkurt, 2020

schedule 16:44 - 22 Shkurt, 2020

Robert Lewandovski është rikthyer pas në kohë dhe zbulon një prapaskenë interesantë merkato. Sulmuesi polak luajti me Borussia Dortmund gjatë viteve 2010-2014 dhe pas sezonit të dytë mori një ftesë nga Alex Ferguson, atë periudhë ende në stolin e Manchester United.

31-vjeçari pranon për The Guardian se u tundua shumë, por klubi gjerman refuzoi shitjen e tij. Bisedën me legjendën skoceze s’e harron kurrë, teksa dy sezone më vonë u transferua te Bayern Munchen.

Pas dy viteve te Dortmundi, pata një bisedë me Sir Alex Ferguson. Në atë kohë po e mendoja seriozisht transferimin te Manchester United. U tundova nga Ferguson, por drejtuesit e Dortmundit e refuzuan ofertën.

Kjo ka qenë hera e parë që kam menduar seriozisht për një transferim. Kur një lojtar i ri merr ftesë nga një trajner si Ferguson, kjo është diçka e jashtëzakonshme. Ishte një ditë e veçantë për mua“, deklaron sulmuesi i Bayern Munchen. /abcnews.al