Vllaznia dhe Laçi kanë bërë detyrën në 45 minutat e para. Shkodranët po fitojnë me rezultatin e ngushtë 1-0 kundër Luftëtarit, kurse kurbinasit kanë realizuar dy herë në portën e Flamurtarit dhe kanë shkuar në pushim të qetë.
Në Shkodër u deshën 15 minuta që të zhbllokohej ndeshja. Sidorenco brenda zonës goditi saktë dhe mposhti portierin Shala. Vllaznia në epërsi, ndërkohë që nuk mundi të shënonte dot golin e qetësisë gjatë pjesës së parë.
Takimi në Vlorë nisi i hapur, me miqtë që synonin të shënonin sa më shpejt. Ia kanë dalë në të 19′, kur Kyrian Nwabueze e dërgoi topin në trekëndësh. Pasi mori topin në zonë, sulmuesi amerikan krijoi hapësirën për të goditur dhe e çoi në rrjetë.
Tre minuta më pas Redon Xhixha shënoi edhe golin tjetër për Laçin, pas një gabimi të Nebihut. Sulmuesi i Laçit u tregua i saktë dhe e ndëshkoi Shpëtim Moçkën për të dytën herë, duke e çuar Laçin në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-2.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23
E shtunë, më 22 shkurt, ora 14:00
Flamurtari-Laçi 0-2
Shënues: Nwabueze 19′, Xhixha 22′
Vllaznia-Luftëtari 1-0
Shënues: Sidorenco