Edhe pse kamerat e sigurisë në “Air Albania Stadium” janë të shumta, tifozët e Tiranës nuk ndikohen dhe dëmtojnë stolat. Madje edhe i hedhin, sikurse ndodhi në ndeshjen e djeshme që bardheblutë fituan kundër Kukësit dhe morën vendin e parë.
Pas golit të skuadrës verilindore, në fushë pati stola të hedhur dhe bidonë. Ndeshja madje nuk nisi pa u pastruar fusha. E njëjta situatë edhe në krahun tjetër të tifozëve, që gjithashtu dëmtuan stolat në momentet kur Tirana shënoi dy golat.
“Panorama Sport” ka publikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në momentin që gjuhen stolat, ndërkohë që raportohet se edhe ka pasur të shoqëruar në polici, pasi bëhet fjalë për rreth 150 stola të dëmtuar në të gjithë sektorët e “Air Albania Stadium”. /abcnews.al