“Tapë” në motor, policia kap francezin me 105 mijë euro në Sarandë

schedule15:04 - 21 Shkurt, 2020

schedule 15:04 - 21 Shkurt, 2020

Policia e Sarandë ka kapur një person me shtetësi franceze teksa drejtonte i dehur një motorçikletë.

Gjatë kontrollit atij i janë kapur në çantë 105 mijë euro, burimi i të cilave po verifikohet.

Siç raporton gazetarja Silvi Sulaj për abcnews.al, ngjarja ndodhi në lagjen nr.3 të qytetit, ndërsa motorçikleta ishte në pronësi të një person me emrin Peter Ivan.

Ky i fundit e kishte blerë motorçikletën vetëm një javë më parë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!