Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ OFL i kërkon llogari për pasurinë dy të “fortëve” në Lezhë

schedule13:24 - 21 Shkurt, 2020

schedule 13:24 - 21 Shkurt, 2020

OFL i ka dërguar sot formularin dy personazheve të njohur në Lezhë duke kërkuar që të vërtetojnë me dokumente se pasurinë e kanë vendosur përmes rrugëve të ligjshme.

Policia bën me dije se dy personazhet janë të dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Abncnews.al mëson se bëhet fjalë për Astrit Limanin dhe Edmond Sufen.

“E. S dhe A. L, banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike. Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton OFL.



Njoftimi i policisë

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

E. S dhe A. L, banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!