Janë kapur në Siri dhe dy pjestarët e fundit të celulës famëkeqe të ISIS të quajtur “Beatles”. Ky grupim terrorist ka vrarë dhe torturuar pengje amerikane dhe britanike.
Dy xhihadistë britanikë të Shtetit Islamik, bashkëpunëtorë të “Xhihadistit John”, janë kapur në Siri nga forcat arabo-kurde, aleate të SHBA-së. Lajmi është konfirmuar me anë të një komunikate nga përgjegjësi ushtarak amerikan për këtë operacion. Bëhet fjalë për dy anëtarë të celulës së ekzekutimit të ISIS që ishte pagëzuar me amrin “Beatles:, për të shkak të theksit të tyre britanik.
Ndalimi i tyre është bërë në fillim të janarit në lindje të Sirisë. Grupimi terrorist, I formuar si banda angleze me 4 pjestarë, është akuzuar për pengmarrje dhe vrasje të mbi 20 pengjeve, mes të cilëve gazetari amerikan James Foley dhe Steven Sotloff si dhe operatori humanitar amerikan Peter Kassig.
Njëri nga dy xhihadistët e kapur është identifikuar si El-Shafee el-Sheik. I dyti, që figuron në listën e zezë të terroristëve ndërkombëtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, quhet Alexanda Amon Kotey, me kombësi brianike, ganeze dhe qipriote, i lindur në dhjetor të 1983.
Shefi I tyre, Mohammed Emëazi, është vrarë gjatë një sulmi ajror në 2015 në Siri, dhe ishte I njohur si “Xhihadisti John” për shkak të ekzekutimeve të pengjeve amerikanë dhe britanikë. Një person I katër, Aine Davis, gjendet në një burg të Turqisë dhe akuzohet për terrorizëm. Ministria e jashtëme britanike nuk ka dashur të komentojë zhvillimet e fundit. Ndërsa Departamenti Amerikan I Shtetit akuzon Kotey se ka vrarë pengje dhe për këtë ka përdorur metoda torture ç’njerëzor./abcnews.al
Siri, kapen dy anëtarët e fundit të celulës së ISIS “Beatles”
schedule10:05 - 9 Shkurt, 2018
schedule 10:05 - 9 Shkurt, 2018