Një aksident raporthet të ketë ndodhur në Shkodër, pasditen e sotme. Uniformat blu bëjnë me dije mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi Edison Hyka, 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.02.2020, në orën 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër, mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi E. H. 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al