Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, këtë të mërkurë do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Gjatë ksasaj vizite Cakaj do të pritet nga homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Gjithashtu pritet që min istri në Detyrë gjatë qëdrimit të tij në Kososvë të takohet edhe me kryetaren e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani./abcnews.al