LETRA/ ILD, verifkime në gjykata pas lirimeve të bujshme të emrave të njohur të krimit

schedule15:00 - 17 Shkurt, 2020

schedule 15:00 - 17 Shkurt, 2020

Vendimet e gjykatave për të liruar gjatë viteve një numër të madh personazhesh të njohur të krimit janë shoqëruar me shqetësim publik.

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka njoftuar se ky institucion do të kalojë në filtër të gjitha vendimet e bujshme të marra nga gjykatat gjatë kohëve të fundit.

Siç raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci, përmes një shkrese të dërguar më datë 11 shkurt, Artur Metani i ka kërkuar të gjitha gjykatave dhe prokurorisë që të venë në dispozicion dosjet gjyqësore në lidhje me lirimet me kusht.

ILD iu ka lënë dy javë institucioneve që të venë dosjet në dispozicion duke vijuar më pas me verifikimet përkatesë.

Në shkresë, ILD kërkon të dijë se cilat kanë qenë procedurat për përzgjedhjen e prokurorit të çështjeve që kanë të bëjnë me lirimet me kusht dhe qendrimi i organit të akuzës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!