Vasili akuza të forta Ramës: Pse po i ngul thikën pas shpine Kosovës

schedule14:16 - 17 Shkurt, 2020

schedule 14:16 - 17 Shkurt, 2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në “Facebook” teksa ka publikuar dy deklarata në kohë të ndryshme të bëra nga kryeminstri Rama, i ka drejtuar disa pyetje publike, ndërsa theksoi se ky i fundit gënjeu se ka mbështetje nga BE për “Mini-Shengenin”.

Statusi: 

Pse genjeu Edi Rama per mbeshtetjen e BE per Minishengenin??

Ne 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me te drejte se kishte ndermare nje nisme te pabese dhe thike pa shpine per Kosoven tha se Minishengeni kishte mbeshtetjen e BE dhe SHBA.

Ja si genjente ne 30 dhjetor:

“Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. ”, deklaroi Rama

Ndersa sot ne 17 shkurt 2020 ne mes te Brukselit deklaron te kunderten, qe BE nuk e ka mbeshtetur Minishengenin dhe lexoni cfare thote:

“Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe”.

Pse genjen Edi Rama ?

Pse Edi Rama ja ngul thiken pas shpine Kosoves?

Pse Edi Rama ben gjithshka per izolimin e Kosoves?

Pse Edi Rama genjen edhe per mbeshtetjen e BE?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!