Presidenti Meta në konferencë të jashtëzakonshme

schedule10:27 - 17 Shkurt, 2020

schedule 10:27 - 17 Shkurt, 2020

Presidenti i vendit, Ilir Meta pritet të dalë në një konferencë për mediat sot në 11:30 që është cilësuar nga zyra e shtypit si ‘konferencë e jashtëzakonshme’.  Nuk dihet ende se për çfarë do të flasë Meta, por dihet se qendrimi i fundit i tij ka qenë kundër paketës anti-KÇK.

Në një status në facebook, të shtunën e javës që lamë pas ai shprehej: “Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”. /abcnews.al