Vasili: Rama dhe Ruçi provokuan Komisionin e Venecias

schedule12:01 - 16 Shkurt, 2020

schedule 12:01 - 16 Shkurt, 2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, dhe kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi në lidhje me ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Vasili tha se Rama dhe Ruçi kanë fyer dhe kanë provokuar Komisionin e Venecias, pasi sipas tij ligji që i heq kompetencat presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, u miratua para se delegacioni i këtij institucioni ndërkombëtar të vinte në Tiranë.

Më tej ai tha se parlamenti me këtë veprim u veteshpërnda. Po ashtu nënkryetari i LSI-së tha që ndërkombëtarët që sugjeruan konsultimet tek Komisioni i Venecias duhet të reflektojnë, ndërsa akuzoi Ramën se ai nuk e dëgjon këtë komision, por vetëm kërkon ta përdorë.

“Në krye të qeverisë egzistojnë disa banditë politkikë. Është një pësim shumë i madh. Të gjithë ata ndërkombëtarë të cilët e votuan me të madhe “Vettingun” duhet ti drejtohen Komisionit të Venecias. Duhet të kuptojnë që përballë kanë një qeveri me banditë”, u shpreh Vasili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!