Agim Canaj, trajneri i njohur shqiptar, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Në fjalën e tij, Canaj tha: “Nëse Partizani do e kishte vlerësuar Kupën, do të luante me Tiranën dhe këtë sezon, mund të kishim katër ndeshje derbi. Do të përfitonte shumë Partizani.
Ne e dimë atë punë, mund ta lësh skuadrën me 10 futbollistë. Ajo që nuk funksionin te Partizani, është rrjedha e lojës. Ka një ngadalësi, loja ka ndryshuar. Mala dhe Asani i jepnin shpejtësi sulmit, krosonin shumë në zonë.
Tani, mungojnë krosimet, Solomon është lojtar i ngathët, nuk fiton dyluftime. Shumë manovra janë shterpë, kjo ka bërë që Partizani të mos marrë rezultate. Edhe Luftëtarin me vështirësi e mundën, edhe pse ata ishin çuna të rinj dhe me mbrojtje të arnuar”./abcnews.al