Propozim i PD për zgjedhje: Bilbilfryrës me status të veçantë, nuk të kap as ligji i shpifjes

schedule17:59 - 12 Shkurt, 2020

schedule 17:59 - 12 Shkurt, 2020

Partia Demokratike dorëzoi sot draftin në tryezën zgjedhore që synon të garantojë votën e lirë. Ndër të tjera PD-ja kërkon që tu jepet një status i veçantë personave që do të sinjalizojnë për krimet zgjedhore. Sinjalizuesit e PD-së do të kenë pak a shumë të njëjtin rol që kanë bilbilfryrësit në administratën publike.

Pra, nëse jeni duke parë një person që shet apo blen votën, ju mund të denonconi! Dhe që të mos shkoni në burg për shpifje apo që të mos rrezikoni vendin e punës, PD-ja parashikon të rregullojë me ligj të drejtat e sinjalizuesit.

Në dokument thuhet se sinjalizuesi gëzon të drejtën e:

a: konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit, që përfshin, gjithashtu, mundësinë e sinjalizimit anonim të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni;
b) ruajtjen e konfidencialitetit të burimit të informacionit të sinjalizuesit;
c) mbrojtjes kundër hakmarrjes.
ç) mbrojtjes në marrëdhënien e punësimit;
d) mbrojtjes nga ndjekja penale për vepra penale të shpifjes, fyerjes apo kallëzimit të rremë, duke konsideruar se në paraqitjen e sinjalizimit, ai ka vepruar në ushtrim të një të drejte tëcaktuar nga ligji, sipas nenit 21 të Kodit Penal;
dh) mbrojtjes gjatë procedimit penal të filluar përpara sinjalizimit, kur sinjalizuesi ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale zgjedhore, duke zbatuar rregullat për bashkëpunëtorin e drejtësisë të parashikuara nga neni 37/a i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 52/a të Kodit Penal, pavarësisht cilësimit juridik të veprës penale ndaj sinjalizuesit. /abcnews.al 

Lexo edhe:Abc News zbardh draftin/ PD: Qeveri tranzitore dhe drejtor të ri policie 100 ditë para zgjedhjeve


 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!