Kryeplaku i fshatit Biranj në Korçë është arrestuar nga policia. Ai është Bledi Nurçe 36 vjeç. Sipas policisë Nurçe akuzohet për rrëmbim ose mbajtje peng e personit në rrethana lehtësuese. Nurçe ka shkuar tek banesa e një 19 vjeçari të cilin e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte Policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në një banesë fshati. Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj te riut duke e akuzuar se ishte autor i vjedhjes./abcnews.al
Arrestohet kryeplaku në Biranj të Korçes, dhunoi rënde një 19 vjeçar
schedule10:43 - 6 Shkurt, 2018
schedule 10:43 - 6 Shkurt, 2018