Një rus refuzoi Tottenhamin e Mourinhos në janar, e pranon vetë sulmuesi

schedule23:14 - 11 Shkurt, 2020

schedule 23:14 - 11 Shkurt, 2020

Tottenhami i Mourinhos ka marrë një “jo” të prerë gjatë merkatos së janarit dhe kjo gjë është zbuluar vetëm sot, pikërisht nga objektivi i “Gjelave” në merkato.

Sulmuesi rus, Artem Dzyuba, pranoi se Mourihno kishte kontaktuar me Zenitit, por klubi i tij i tha një “jo” të prerë. “Sapo Harry Kane u dëmtua, Tottenham telefonoi në klub. Madje, ishte vetë Mourinho ai që u interesua për mua.

Ishte nata e Vitit të Ri dhe drejtuesit e Zenit, u bezdisën dhe nuk preferuan të prishnin pushimet e tyre, duke ndërprerë çdo kontakt me Tottenhamin”, u shpreh sulmuesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!