Bukuroshja braziliane “ndez” rrjetin, ka një mesazh dhe për Neymar

schedule17:28 - 9 Shkurt, 2020

schedule 17:28 - 9 Shkurt, 2020

Partnerja e Neymar, Bruna Marquezine, ka ndezur rrjetin me fotot më të fundit të publikuara në Instagramin e saj zyrtar, ku ndiqet nga më shumë se 38 milion fansa. Bukuroshja braziliane madje edhe ka ngacmuar partnerin e saj, pasi në një nga fotot “hot” të publikuara, nga shkruar: “Edhe një javë nga Shën Valentini…”

Padiskutim një mesazh për Neymar i cili aktualisht është i dëmtuar dhe pak ditë më parë, festoi ditëlindjen e tij të 28-të. Si ylli i PSG-së, ashtu dhe bukuroshja Marquezine, e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre, si dhe shpeshherë kanë rënë “pre” edhe e paparacëve në Paris.

Aktorja 24 vjeçare është shumë e suksesshme në Brazil dhe jo vetëm, pasi fama e saj po rritet dita-ditës. Edhe kontratat me kompanitë më të mëdha të modelingut janë shtuar dhe fotot e Marquezine, shpeshherë marrin vëmendje të madhe në internet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!