Vitet më të bukura të karrierës i kaloi në Premier League dhe karriera pritet të vazhdojë në ishull. Flasim për Philippe Coutinho, kartonin e të cilit e zotëron Barcelona. Fantazisti brazilian është i huazuar te Bayern Munchen dhe gjermanët kanë të drejtën e blerjes për 120 milion euro.
Klubi bavarez nuk është bindur ende nëse duhet të paguajë kartonin e 27-vjeçarit, ndërsa në Angli janë të çmendur pas tij. Plot pesë klube janë gati të paraqesin ofertat e tyre te Barcelona: Manchester United, Manchester City, Chelsea, Tottenham dhe… Liverpool.
Coutinho zhvilloi sezone fantastike me “The Reds” përpara se të transferohej te Barcelona në janarin e vitit 2018. Barcelona kërkon të paktën 90 milion euro për ta lënë të lirë brazilianin ofensiv, por fjala e fundit i takon Bayernit. /abcnews.al