Rezultate mikse për shqiptarët që luajnë në kampionatin zviceran të futbollit. Sioni, skuadër ku luajnë Pajtim Kasami dhe Emir Lenjani, është mposhtur me rezultatin 1-0 nga kampionët në fuqi të Young Boys.
Ndërsa Basel, ka triumfuar pastër 0-4 kundër Zurich. Edon Zhegrova u aktivizua në minutën e 31-të në këtë takim dhe ishte protagonist absolut në golin e katërt. Mes katër futbollistëve, talenti i Kosovës gjen një pasim perfekt për Fabian Frei, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë./abcnews.al