Klubi anglez s’i ndahet Lautaro Martinez, argjentinasi do veç Barcelonën

schedule13:21 - 8 Shkurt, 2020

schedule 13:21 - 8 Shkurt, 2020

Garës për shërbimet e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, i është bashkuar dhe Chelsea. Sipas raportimeve nga mediat italiane blutë e Londrës e kërkojnë me çdo kusht argjentinasin në ekip.

Sipas “Calciomercato.it”, drejtuesit e Chelsea janë gati të përfshijnë në marrëveshje dhe një nga Emerson apo Marco Alonso plus pagesën ‘cash’ për Lautaron. Trajneri Conte njihet për simpatinë që ka për Alonson dhe mund të heqë dorë nga sulmuesi për 29-vjeçarin spanjollë.

Klauzola e Martinezit me Interin është plot 111 milionë euro, por kjo vlen vetëm për klubet jashtë Italisë. Sulmuesi shpreson për një kalim tek Barcelona për të luajtur krah Leo Messit, prandaj dhe do të refuzonte çdo ofertë tjetër në drejtim të tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!