5 ndeshje pa fitore, Simeone: Ja si dalim nga kriza, Diego Costa s’po duron

schedule19:21 - 7 Shkurt, 2020

schedule 19:21 - 7 Shkurt, 2020

Atletico Madrid nuk ka fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit mes kampionatit, Superkupës së Spanjës dhe Kupës së Mbretit. Skuadra e Diego Simeones pret nesër në shtëpi Granadën dhe tre pikët janë alternativa e vetme.

Trajneri argjentinas ka folur rreth momentit të keq në konferencën për shtyp dhe tregon mënyrën se si dilet nga kriza. Simeone ndalet edhe te Diego Costa, i cili ka lënë pas dëmtimin e pësuar dhe është rikthyer në stërvitje.

Po përqendrohemi më shumë për t’u përmirësuar, duhet të lëmë pas krahëve momentin e keq. Duam të tregojmë se jemi ende gjallë. Kemi një përgjegjësi të madhe mbi supe, nga tani të gjitha ndeshjet janë finale.

Pres që tifozët të na mirëkuptojnë dhe skuadra të ndërgjegjësohet. Kjo është gjëja më e rëndësishme për momentin. Diego Costa? I është bashkuar grupit në stërvitje dhe mezi po pret të zbresë në fushë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, por do e vendosin mjekët se kur do të jetë gati për lojë“, deklaron Diego Simeone. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!