Zërat e merkatos nuk shuhen kurrë, edhe pse seksioni i janarit u mbyll. Në verë zhvillohet Europiani dhe shumë lëvizje pritet të ndodhin. Në dyshim është e ardhmja e Leo Messit me Barcelonën, teksa këto zëra përfshijnë edhe Cristiano Ronaldon.
Ylli portugez ka një kontratë me Juventusin deri në vitin 2022 dhe 35-vjeçari e ka nisur shumë fort këtë vit. Bayern Munchen përflitet si një ndër klubet e interesuara për portugezin, por presidenti i bavarezëve mohon gjithçka.
“Është e natyrshme që në këtë moment të dalin shumë emra në shtyp, por Ronaldo është shumë i vjetër për të ardhur te Bayerni“, deklaron për TZ, Herbert Hainer, presidenti i kampionëve të Gjermanisë. /abcnews.al