PJESA E PARË/ Dominim bardheblu, paqe mes Vllazninë dhe Tiranës në Shkodër

schedule18:48 - 7 Shkurt, 2020

schedule 18:48 - 7 Shkurt, 2020

Dominim i Tiranës në 45 minutat e para. Vllaznia e ka zgjedhur vetë si strategji, duke e pritur kundërshtarin dhe duke tentuar të kapë në befasi miqtë me anë të kundërsulmeve. Nuk ia ka dalë dot në pjesën e parë, madje ka parë bardheblutë t’i afrohen portën së Alen Sherrit.

Shumë aktiv në këtë ndeshje është shfaqur Elton Cale, braziliani i cili ka regjistruar dy prej rasteve të rrezikshme në portën e Vllazninë. Fillimisht gjuajtja e tij në minutën e 23-të shkoi pak mbi traun e portës, kurse katër minuta më pas dhuroi spektakël në zonë dhe topi i gjuajtur prej tij u ndal nga portieri Sherri.

Në fund Idriz Batha testoi portierin e Vllazninë, i cili e devijoi topin dhe Muça e Ngoo nuk ia dolën më pas ta dërgonin në rrjetë. Në barazim pa gola u mbyllën 45 minutat e para.

 

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Hygor, Lika, Shtubina, Silvio Junior. Trajner: Mirsad Jonuz

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Torassa, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo.

ARBITRA: Eldorian Hamiti, Ridiger Çokaj, Fatmir Lama, Maringlen Llukmani; ARBITRA LINJE: Adrian Beqiri, Blerim Ziri. Karton i verdhë: Shtubina 30′. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!