Ndeshjet e Champions League fillojnë fazën më të nxehtë pas pak ditësh dhe skuadrat, po kryejnë përgatitjet e fundit para këtyre sfidave. Një nga ndeshjet më të bukura të raundit 1/16-at, është padiskutim Borussia Dortmund-PSG.
Verdhezinjtë po bëjnë një sezon fantastik, ndërsa kampionët e Francës kanë vite që janë një prej skuadrave më të mira në botë. Sulmi i Dortmund këtë sezon, ka qenë në formë të shkëlqyer dhe afrimi i Haaland në janar, ka shtuar edhe më shumë potencialin.
Haaland pritet të jetë një lojtar kyç edhe në Champions League për Dortmundin, por në kampin gjerman, nuk ka vetëm lajme të mira. Kjo pasi kapiteni i skuadrës, Marco Reus, është dëmtuar dhe pritet të mungojë një muaj, çka do të thotë që gjermani do t’i humbë të dyja sfidat kundër PSG-së./abcnews.al