NDESHJA E DITËS/ Klasikja e të pamposhturve, Vllaznia dhe Tirana “mprehin shpatat”

schedule08:00 - 7 Shkurt, 2020

schedule 08:00 - 7 Shkurt, 2020

Klasikja e futbollit shqiptar rikthehet sot dhe luhet për llogari të javës së 21-të të Kategorisë Superiore. Vllaznia dhe Tirana përballen në “Loro Boriçi” prej orës 18:00 dhe pritet që edhe numri i tifozëve në stadium të jetë më i lartë se zakonisht.

Të dyja ekipet këtë vit nuk e kanë provuar shijen e humbjes. Shkodranët në katër takime kanë barazuar, kurse bardheblutë i kanë fituar të gjitha. Madje skuadra e Egbo e ka nisur serinë e fitoreve që në muajin dhjetor.

Morali i skuadrave është lart, por siç u shpreh edhe trajneri i Vllaznisë dje, pritet që në fushë të jetë një sfidë taktike. Fitorja dëshirohet nga të dyja ekipet, që gjithashtu refuzojnë të dalin të mposhtur. Kjo e dyta është shumë e rëndësishme.

Vllaznia është e plotë, teksa i është rikthyer edhe Erdenis Gurishta, kurse te Tirana mungon sërish Dunga. Probleme ka edhe Edon Hasani, i cili ende nuk është në maksimumin e tij pas dëmtimit, kurse Osmani ka pasur probleme me mesin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!