Tragetet mbërrijnë me vonesë në Durrës nga moti i keq

schedule13:42 - 3 Shkurt, 2018

schedule 13:42 - 3 Shkurt, 2018

Qyteti bregdetar i Durresit u përfshi nga një fortunal ditën e sotme, çka ka sjellë pezullimin e punës në portin më të madh te vendit

Kapiteneria e Portit, sqaron se dy prej trageteve që erdhën nga Bari kanë mbërritur me tri orë vonesë, ndërkaq probleme ka edhe në lundrimin e anijeve tregtare.

Brenda gjirit të Durrësit forca e dallgëve arrin në 6 ballë, ndërsa në det të hapur arrin deri në 8 ballë.

Gjithashtu, anijet e peshkimit qëndrojnë të lidhura në vendstrehime të sigurta deri në përmirësimin e motit.

Nga kapiteneria e portit thuhet se asnje mjet lundrues nuk do të lejohet të dalë në det të hapur, deri në një urdhër të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!