Hapja e negociatave, Genc Pollo: Ndryshe nga viti i kaluar shenjat janë pozitive

schedule15:36 - 5 Shkurt, 2020

schedule 15:36 - 5 Shkurt, 2020

Edhe opozita pret vendim pozitiv për hapjen e bisedimeve për integrimin nga ana e Këshillit Europian. Genc Pollo që ka drejtuar Komisionin e Integrimit deri në momentin e djegies së mandateve, thotë se sinjalet janë ndryshe nga vitet e shkuara kur Shqipëria ka marrë përgjigje pozitive nga Brukseli.

Ajo që është e gëzueshme është së pari që ndryshe nga viti i kaluar shenjat janë pozitive dhe çelja e negociatave ka një dobi strategjike dhe afatgjatë”, shprehet ai.

Por përgjigja e Këshillit Europian nuk është përfundimtarja. Pas saj janë dy Konferenca të tjera që kanë vendosur kritere të forta për anëtarësimin e Shqipërisë.

Që të fillojë Konferenca e Parë e Pranimit që vendos kuadrin e negociatave duhet të ketë përunduar Reforma Zgjedhore, çka ne shpresojmë të përfundojë në mes të muajit mars. Por që të mblidhet Konferenca e Dytë e Pranimit,  nga e cila fillojnë realisht negociatat duhet të jenë bërë zgjedhje, por dhe kur të jenë dënuar politikanët e kapur në vjedhje zgjedhore apo në mashtrim zgjedhor”, thotë Pollo.

Në Bruksel po diskutohet dhe për një metodologji të re, që Pollo thotë se është në favor të Shqipërisë.

Kam besim se do të jetë një metodologji më e mirë që do të ndihmojë Shqipërinë, në rast se do të hapen negociatat, do të ndihmojë Shqipërinë. Një qasje më e fokusuar tek shteti ligjor dhe më e rreptë në problemet reale të shtetit ligjor, do të jetë e dobishme për Shqipërinë”, thekson ai.

Por çfarë do të përfitojnë shqiptarët në rast të një përgjigje pozitive nga Brukseli?

“Nuk do të sjellë asgjë menjëherë. Por afatgjatë do të ketë ndikim më pozitiv, më të fortë nga Bashkimi Europian për të përmirësuar disa aspekte të qeverisjes”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!