Të gjithë tifozët e Partizanit presin që stadiumi i ri të përfundojë sa më shpejt. Punimet vazhdojnë dhe klubi i kuq ka informuar me anë të një postimi në faqen zyrtare, aty ku thekson se ku po përqendrohen punimet këtë periudhë.
“Vijojnë me ritme të shpejta punimet në stadiumin FK Partizani. Aktualisht po përfundojnë sistemimet dhe gjelbërimet pjesë e projektit të stadiumin. Gjithashtu po mbulohet sektori tribunës dedikuar grupimit ultras.
Ka përfunduar kampata betonarme e cila do të mundësojë hyrjen e mjeteve (autobusë dhe makina) në zonën e parkimit të stadiumit. Në tribunën qendrore kanë përfunduar sistemet e kondicionimit, sistemet hidrosanitare , sistemet elektrike dhe janë duke përfunduar vetratat e duralumin“, lexohet në postimin e kampionëve në fuqi. /abcnews.al