Zyrtare: Një uruguaian për stolin, Brescia konfirmon trajnerin e ri

schedule13:55 - 5 Shkurt, 2020

schedule 13:55 - 5 Shkurt, 2020

Klubi i Brescias ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës pas shkarkimit të Eugenio Corinit për herë të dytë në këtë sezon. Brescia ka konfirmuar Diego Lopez si trajnerin e saj, i cili do të zhvillojë seancën e parë stërvitore mbasdite.

Uruguainai ishte pa ekip dhe kontrata e tij me Penarolin ka përfunduar që në dhjetor. Lopez flitej se do të kalonte te Genoa, por tashmë e ardhmja e tij është te Brescia. Ai më parë ka drejtuar Palemron dhe Bolognën në Seria A.

Ish-trajneri Corini u shkarkua fillimisht në 3 nëntor, por u vendos sërish në krye të ekipit në 2 dhjetor pasi zëvendësoi Fabio Grosson. Grosso i humbi të tre ndeshjet dhe stoli iu besua sërish Corinit. Por, rezultatet e dobëta vazhduan sërish dhe humbja me Bolognën ishte fatale për Eugenion. /abcnews.al