Operacioni zgjidhja e vetme, Simeone humbet shërbimet e mbrojtësit

schedule12:40 - 4 Shkurt, 2020

schedule 12:40 - 4 Shkurt, 2020

Kieran Trippier i dha fund aventurës angleze me Tottenham verën e kaluar dhe u transferua tek Atletico Madrid. Mbrojtësi i djathtë është aktivizuar në 24 ndeshje këtë sezon me ekipin e ri, por qëndron pushim prej finales së Superkupës së Spanjës ndaj Real Madrid.

29-vjeçari anglez vuan nga pubalgjia dhe ditën e sotme ka përfunduar në thikë. Shqetësimet muskulore nuk po merrnin fund dhe operacioni ishte zgjidhja e vetme. Ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar me sukses, por “Colchoneros” nuk kanë bërë të ditur kohën e rikuperimit.

Gjithsesi, është e sigurt që lojtari i kombëtares angleze do të mungojë për një farë kohe, lajm që shqetëson padyshim trajnerin Diego Simeone. /abcnews.al

 

Diego Simeone dhe Kieran Trippier gjatë një ndeshjeje

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!