Në një kohë që bota është në kërkim të një vaksine kundër koronavirusit, shkencëtarët francezë kanë propozuar tre metoda për të sulmuar këtë infeksion të ri. E para ka të bëjë me përdorimin e “Kaletra”, një mjekim “anti –HIV” relativisht i vjetër i krijuar në një labortaor amerikan. Metoda e dytë është ajo e kombinimit të këtij ilaçi me antivirae dhe imunoterapeutik, një kombinim që u përdor për koronavirusin Mers – sindroma e frymëmarrjes së lindjes së mesme. Ndërsa e treta bazohet tek “Remdesivir”, që në të kaluarën është përdorur për “Ebolën”.
Ndërkohë skuadra të ndryshme punojnë për krijimin e vaksinës por në mënyrë të ndarë.
Provat e para shkencore tregojnë se virusi vjen nga lakuriqët e natës. Disa shkencëtarë italianë të Universitetit të Romës, disa ditë më parë identifikuan mutacionin e proteinës virae, që lejoi sulmin ndaj njeriut.
Sipas tyre koronavirusi ka kaluar nga lakuriqët e natës tek njeriu dhe sapo ka ndodhur kjo ka shpërthyer dhe epidemia.
Dhe ndërsa në Europë rastet me koronavirus rriten, ritmi është shumë i kufizuar. Një fakt që u pohua nga autoritete shëndetësore gjatë raportimit në Parlamentin Europian, duke shtuar se rreziqet për një epidemi të mirëfilltë janë të pakta./abcnews.al