Moviola Tirana-Teuta, Albano Janku prek të gjitha episodet në Pressing

schedule23:43 - 3 Shkurt, 2020

schedule 23:43 - 3 Shkurt, 2020

Albano Janku, specialist gjykimi, është i ftuar në Pressing, ku mes të tjerash, bëri moviolën edhe për sfidën që u luajt në Air Albania Stadium, Tirana-Teuta.

NGOO – “Është minuta e 48-të, është bërryl i Ngoosë, në limitet e kartonit të kuq”.

COBBINAH – “Këtu është minuta e 11-të, kemi dyluftim të Vilës me Cobbinah. Cobbinah sapo ka ndjerë pak dorën e Vilës, është rrëzuar. Për mua nuk është simulim, por nuk kemi të bëjmë as me 11-metërsh”.

TORASSA – “Minuta e 24-ët, kemi pretendim të Tiranës për penallti. Shikojmë në planin tjetër që lojtari i Teutës, ka hequr topin Torassës dhe nuk ka penallti”.

GOLI – “Shikojmë pamjen tjetër, në këtë moment, Ngoo mbahet në lojë nga mbrojtësi i djathtë i Teutës”.

ÇYRBJA – “Me rregullore, po citoj rregulloren: Çdo ndërhyrje e ashpër quhen goditjet ose tentativat për të goditur kundërshtarin. Cale po e ekzagjeron turpshëm, me një menaxhim më të mirë kalonte me të verdhë, por me rregullore, është karton i kuq. Kemi rastin e Ronaldos në Champions League, për dy fije floku, doli me të kuqe”./abcnews.al