VIDEO | Nuk i dha fanellën tifozes 80 vjeçare, shikoni gjestin e Joaquin

schedule20:20 - 3 Shkurt, 2020

schedule 20:20 - 3 Shkurt, 2020

Kapiteni i Real Betis, Joaquin, është një idhull i tifozerisë bardhejeshile. 38-vjeçari luan prej shumë vitesh në Andaluzi dhe të gjithë tifozët, e admirojnë.

Tifozja më speciale e tij është një 80 vjeçare, me të cilën ka një histori tepër të veçantë. Kjo e fundit i kërkoi fanellën Joaquinit kur ky i fundit shënoi tre gola disa javë më parë, por Joaquin i tha: “Më vjen keq e dashur, këtë fanellë e kam për vete. Të lutem më fal, por nuk besoj se do të shënoj më tripletë”.

Tifozja e kuptoi dhe Joaquin nuk e harroi. Sot, sulmuesi anësor i Betis organizoi një ceremoni të veçantë për tifozen 80 vjeçare, ku jo vetëm që i dha një bluzë të tij, por dhe mirënjohje të veçantë dhe bëri një numër të madh fotosh me të, në fushën e stadiumit “Benito Villamarin”./abcnews.al