Liverpool nuk ka asnjë pikë të dobët, por ky fakt nuk e pengon Jurgen Klopp të përforcojë skuadrën e tij në merkaton e verës. Objektivi i madh i “The Reds” mbetet Jadon Sancho, talenti i Borussia Dortmund.
19-vjeçari po dhuron asiste dhe po shënon pafund për verdhezinjtë gjermanë. Sancho është golashënuesi më i mirë i Dortmund në kampionat me 12 gola, teksa numëron po kaq asiste për shokët e skuadrës.
Mediet angleze konfirmojnë faktin që anglezi gjendet në krye të listës së dëshirave të Klopp. Klubi gjerman kërkon 130 milion euro për ta lënë të lirë dhe kampionët e Europës janë gati për të paguar shumën e kërkuar. /abcnews.al