Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme prezantoi paketën Anti-KÇK ku edhe theksoi se ajo ka si qëllim goditjen e krimit të organizuar, gjurmimin e pasurive të krijuara nga krimi dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme të personave nën hetim ose të dënuar. Sipas paketës, edhe policia ka të drejtë të marrë masën e sekuestros për një pasuri. Pasuria më pas i kalon shtetit por pas vendimit nga gjykata. Ndërkohë në krye të paketës “Anti-KÇK” do të jetë Komiteti i Koordinimit që kryesohet nga ministri i Brendshëm.
I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e konsideroi paketën “Anti KÇK” të dështuar. Sipas tij krimi është i përqafuar me politikën dhe se ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që kriminalizoi vendin.
“Edhe diktaturat nuk e kanë vënë drejtësinë sa për sy e faqe. Duan të ngjallin një Koçi Xoxe të ri. Shqiptarët duan një drejtësi të pakapur nga politika. Ky kryeministër trimëron veten, por nuk tremb njeri prej kohësh. Parlamenti me deputetë të bërë njësh me krimin i vendosi Edi Rama. Gjithë ky kriminalizim i tenderave, kjo ardhje kriminelësh që nga qeveria, kush i pruri, ka një emër për këtë, është Edi Rama”, tha Vasili.
I pyetur për reagimet e BE dhe SHBA të cilat mbështesin paketën “Anti KÇK” Vasili u shpresh se ligji është i kriminalizuar, deklaratat e tyre janë gjysëm memece.
“Diplomatët janë puthur në sallat e parlamentit për këtë ditë të madhe, për reformën në drejtësi. Por pse nuk luftohet krimi, arsyeja është se nuk e lejon Edi Rama. Ky do të kapi drejtësinë. Qeverisja e tij ka prodhuar një ndër tre vendet më të korruptuara. Kjo histori ka vetëm një përgjigje, ka qëndresë. Sot reforma në drejtësi është zero”, u shpreh nënkryetari i LSI-së.
Vasili theksoi se protestat nuk janë ndërprerë, bëmë një armëpushim për ti dhënë kohë një situate sepse hapja e negociatave është një rëndësi e madhe”, tha ai.
Më tej Vasili theksoi se ndërkombëtarët duhet të zgjedhin janë me reformën në drejtësi apo me reformën e Sandër Lleshit të Edi Ramës, ndërkombëtarët ose janë me Refomën në Drejtësi ose me “KÇK” e Edi Ramës. Kriminelët i futi nëpër zyra Edi Rama, dhe po ai do të dalë ti luftojë”, u shpreh Vasili./abcnews.al