Leganes arriti një fitore shumë të rëndësishme për objektivin mbijetesë, duke mposhtu 2-1 në shtëpi Real Sociedad. 21-vjeçari Oscar u hodh në fushë në minutën e 80-të dhe shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e katërt shtesë.
Spanjolli u tregua perfekt në goditjen e dënimit, dërgoi topin në trekëndësh dhe në stadium shpërtheu festa. Trepikëshi e largon Leganesin nga vendi i fundit, teksa një detaj interesant u vu re në goditjen e dënimit të Oscar.
Një mbrojtës i Sociedad u vendos pas murit dhe u shtri për të bllokuar goditjen. Brozovic i Interit është i pari që e ktheu në modë këtë veprim, por lojtari mik doli blof. Të njëjtën gjë kreu edhe një lojtar i Leganesit.
AI u shtri barkas, duke tentuar hutimin e murit të Sociedad. Një skenë që krijoi ilaritet, teksa futbollisti vendas u ngrit menjëherë për të nisur festën e golit të fitores me shokët e skuadrës. /abcnews.al
Scenes at Butarque!!!?
Oscar Rodriguez wins it for Leganés with the last kick of the game. What a free kick! #LeganésRealSociedad #LaLiga pic.twitter.com/848gttP6Zi
— Stan Kamaliev (@StanKamaliev) February 2, 2020
#Leganés || El GOLAZO de Óscar Rodríguez ante la Real Sociedad remontar en el 94’ pic.twitter.com/6NTfxJn3JV
— Javier Ferrús (@_javierferrus) February 2, 2020