Janë mbyllur gjashtë takimet e orës 16:00 në Premier League, ku janë shënuar plot 17 gola. Edhe pse në pjesët e para nuk kishte shumë zhvillime, 45 minutat e dyta kanë qenë zjarr.
Liverpool vuajti në pjesën e parë kundër Southampton, por në të dytën, treguan të gjithë potencialin e tyre. Chamberlain, Henderson dhe Salah x2 i dhanë fitoren 4-0 të kuqve në “Anfield Road”.
Bournemouth ka marrë fitore jetike 2-1 përballë Aston Villës, ndërsa Sheffield United vazhdon të surprizojë, duke fituar 0-1 në transfertë përballë Crystal Palace. I vetmi takim pa gola, ishte ai mes Newcastle United dhe Norwich City.
Evertoni i Carlo Ancelottit fitoi 2-3 kundër Watford në transfertë, tre pikë të arta, duke marrë parasysh se e panë veten në disavantazh të dyfishtë. Ndërsa sfida mes West Ham dhe Brighton, ishte ajo më me shumë gola, me këtë sfidë që u mbyll në barazim 3-3./abcnews.al