Akordi me kampionin e botës nuk vlen, Tare kthehet duarbosh nga Londra

schedule18:20 - 31 Janar, 2020

schedule 18:20 - 31 Janar, 2020

Igli Tare udhëtoi drejt Londrës për Oliver Giroud, por nuk ia doli të bindë Chelsean. Drejtori sportiv i Lazios kishte arritur akordin me sulmuesin francez, i cili pranoi propozimin prej 3.5 vitesh kontratë me një rrogë sezonale prej 2.5 milion eurosh+bonuse.

Fakti që “Blutë e Londrës” nuk ia dolën të siguronin një zëvendësues të kampionit të botës, ndikoi që 33-vjeçari të mos transferohej në Serie A. Biondi vlonjat tentoi gjatë gjithë ditës së sotme për të bindur homologët anglezë, por Chelsea nuk hoqi dorë nga Giroud.

Oliver është stërvitur mirë kohët e fundit, është sjellë si profesionist dhe është treguar një person i shkëlqyer. Mund të them që nuk do të largohet. Mertens? Jo, nuk do të vijë te ne“, theksoi Frank Lampard, trajneri i Chelsea gjatë konferencës për shtyp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!